Vdes edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Nga D. V.
479 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi komunën e Podujevës, ku dy persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri, sot është konfirmuar edhe vdekja e të dyshuarës kryesore për këtë rast.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e SHSKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

“Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, pacientja 31 vjeçare ka ndërruar jetë në Q. Emergjente”, tha ajo.

Hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe rolin e saj në këtë krim vijojnë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të plota për shkaqet e vdekjes.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Majac, ku fillimisht u vra një burrë.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër