Vdes këmbësori që u godit javën e kaluar nga një veturë në Pejë

Nga D. V.
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Një këmbësor që ishte goditur nga një veturë në Pejë më 23 qershor ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar.

Aksidenti kishte ndodhur më 23 qershor rreth orës 20:30, kur një i dyshuar, shtetas i Kosovës, duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se kishte goditur këmbësorin.

Më 2 korrik, mjekët kanë njoftuar policinë se viktima ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Pejë 23.06.2026-20:30. Është raportuar se me datën e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij dyshohet se kishte goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovare i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Me datë 02.07.2026 është raportuar nga mjekët kompetent se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër