“Vdis”, i tërë stadiumi i Osasunas me thirrje të rënda drejt Vinicius Jr

Nga D. V.
560 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vinicius Jr. u bë sërish objekt i thirrjeve fyese gjatë ndeshjes së fundit të Real Madrid në La Liga kundër CA Osasuna.

Skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa pësoi një humbje zhgënjyese 2-1 në udhëtim, me brazilianin që realizoi golin e vetëm për madrilenët dhe vazhdon një formë të mirë individuale.

Megjithatë, mbrëmja e tij u njollos nga abuzimet verbale të tifozëve vendas. Vetëm pak ditë pasi ishte në shënjestër të abuzimeve raciste në një përballje të Ligës së Kampionëve kundër Benficas, 25-vjeçari u vu sërish në shënjestër.

Këtë herë, tifozët e Osasunës në “El Sadar” dëgjoheshin duke thirrur: “Vinicius, muerete”, pra që nënkupton “Vinicius, vdis”.

Incidenti pritet të rikthejë debatet mbi sjelljen e tifozëve dhe mbrojtjen e lojtarëve nga abuzimet në futbollin spanjoll.

Kjo nuk është hera e parë që Vinicius po kritikohet rëndë nga tifozët kundërshtarë, të cilët po e fishkëllejnë vazhdimisht thuajse në secilën ndeshje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër