Veliaj kërkoi zëvendësim mase, nesër në GJKKO shqyrtohet kërkesa e kryebashkiakut

nga Xh M

Kryebashkiaku ende në detyrë i Tiranës, Erion Veliaj, pritet të dalë për disa orë nga qelia këtë të diel, më 1 shkurt, për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. Sipas burimeve, Veliaj do të rikthehet para togave të zeza rreth një vit pas arrestimit të tij, më 10 shkurt 2025, ku gjyqtarja Etleva Deda do të vendosë nëse do të pranojë ose jo kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë.

Edhe pse dita është e diel, për shkak të afatit ligjor pesëditor nga momenti i depozitimit të kërkesës, seanca është planifikuar të zhvillohet në orën 09:00. Për këtë arsye, shërbimi i sigurisë së burgjeve është njoftuar që Veliaj të shoqërohet në ambientet e GJKKO-së në orarin e caktuar.

Ndërkohë, çështja penale ndaj tij ndodhet ende në fazën e seancës paraprake. Në këtë fazë kanë mbetur pa paraqitur argumentet e tyre vetëm Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Pas përfundimit të kësaj procedure, gjykata do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, do të kthehet për plotësim hetimesh apo do të pushohet. Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në nëntë episode, shpërdorim detyre, pastrim parash, fshehje ose mosdeklarim pasurie, si edhe futje të sendeve të ndaluara në ambientet e paraburgimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More