Shkup, 11 shtator, Zhurnal.mk – Drejtoria e Shtetit për Revizion ka konstatuar se faza e parë dhe e dytë e Korridorit hekurudhor 8 nuk janë përfunduar, ndërsa shteti ka paguar 4,6 milionë euro provizione për mjete të papërdorura. DZR ka konstatuar menaxhim joefikas me këto projekte strategjike, qëndron në komunikatën e VMRO‑DPMNE nga konferenca për shtyp e deputetit Aleksandar Veljanovski.
Nga partia opozitare theksojnë se për shkak të kësaj projekti ka vonuar me vite, ndërsa qytetarët kanë paguar shuma milionëshe për provizione pa marrë rezultat infrastrukturore.
“Për më tepër, DZR atëherë ka paralajmëruar edhe për rrezik nga humbja e 61 milionë eurove grant IPA për fazën e tretë të Korridorit hekurudhor 8”, thuhet në komunikatë.
Aleksandar Veljanovski kërkoi reagim të duhur nga organet e drejtësisë për gjendjet e konstatuara në raportin e revizionit.
“Kjo nuk guxon të mbetet vetëm si gjetje e revizionit. Kërkojmë që Prokuroria Publike të reagojë dhe ta hetojë raportin e DZR”, deklaroi Veljanovski.
Ai kërkoi që prokuroria të shqyrtojë procesin e krijimit të shpenzimeve financiare dhe përgjegjësinë e funksionarëve të atëhershëm.
“Prokuroria të konstatojë si kanë lindur 4,6 milionë euro provizione, cilët persona kanë qenë përgjegjës për vonesën dhe a është shkaktuar dëm për shtetin me veprimet ose mosveprimet e tyre”, tha deputeti i VMRO‑DPMNE.
Veljanovski e përfundoi fjalimin e tij me kritikë ndaj pushtetit të mëparshëm.
“Kjo është vetëm një pjesë e qeverisjes së SDSM dhe BDI, që ne sot e paguajmë në mënyra të ndryshme. Nuk jemi të njëjtë. Dallimi është i dukshëm”, tha ai.
