Vendoset gurthemeli i fushës së re sportive multifunksionale në Zhabar të Mitrovicës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, së bashku me ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, kanë vendosur gurthemelin për ndërtimin e një fushe të re sportive multifunksionale në lagjen Zhabar.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka bërë të ditur se ky projekt është pjesë e investimeve në infrastrukturën sportive të qytetit.

“Sot, së bashku me ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, vendosëm gurthemelin për ndërtimin e fushës së re sportive multifunksionale në këtë lagje”, ka shkruar Peci.

Ai ka theksuar se investimet në infrastrukturën sportive në Komunën e Mitrovicës do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera.

Ndërtimi i kësaj fushe synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative për banorët e Zhabarit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër