Elbasan, 12 shtator Zhurnal.mk – Do të mjaftonin 30 minuta reshje të dendura shiu pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit për të krijuar përmbytje në rrugën kryesore të qytetit. Në disa zona trotuaret janë mbuluar nga uji, situatë kjo që u ka vështirësuar kalimin qytetarëve.
Probleme janë shfaqur edhe për automjetet, me ujërat e grumbulluara që kanë ngadalësuar qarkullimin dhe kanë krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.
Situata është raportuar problematike edhe në disa akse rrugore kombëtare që lidhin Elbasanin me qytetet e tjera. Në segmente të caktuara ka prani të ujërave të rrëmbyeshëm dhe inertesh të sjella nga rrjedhjet, duke rritur rrezikun për drejtuesit e automjeteve.
Reshjet pritet të vijojnë të ndikojnë në disa zona të qarkut, ndaj situata mbetet dinamike dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm.
