(VIDEO) Rokas: 40 milion euro për forcimin e kapaciteteve ushtarake të Maqedonisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 tetor, Zhurnal.mk – Ambasadori evropian Mihalis Rokas ka deklaruar se BE ndan fonde për të forcuar kapacitetet ushtarake dhe sigurinë e RMV-së dhe përmes instrumenteve të ndryshme financiare mbështet gjithashtu lidhjen e saj rrugore, hekurudhore, energjetike dhe dixhitale. Ai theksoi se gati 65 milionë euro janë ndarë për vendin përmes Fondit Evropian për Paqen dhe pritet që së shpejti të ofrohen edhe 40 milionë euro të tjera për të forcuar kapacitetet ushtarake të vendit.

SINKRON: MIHAILIS ROKAS, AMBASADOR I BE-SË

“Kjo është arsyeja pse duam të ofrojmë një përgjigje edhe në fushën e sigurisë. Kjo është arsyeja pse, përmes Fondit Evropian për Paqen, kemi ndarë pothuajse 65 milionë euro për Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë që së shpejti do të jemi në gjendje të sigurojmë edhe 40 milionë euro shtesë për të forcuar kapacitetet ushtarake të vendit dhe, si anëtare e NATO-s, për të përmirësuar sigurinë tonë”.

Si një nga arsyet për të investuar në lidhshmëri, Rokas theksoi angazhimin e BE-së ndaj integrimit evropian të vendit, por edhe faktin se ndërprerjet në zinxhirët e vlerave kanë pasoja për rajonin më të gjerë dhe Unionin.

SINKRON: MIHAILIS ROKAS, AMBASADOR I BE-SË

“Ne jemi fuqimisht të përkushtuar që RMV të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. Por kjo na prek edhe ne dhe është shumë e rëndësishme për ne. Nuk ka të bëjë vetëm me faktin se dy korridore jetësore, Korridori 10 dhe Korridori 8, kryqëzohen vetëm në një distancë të shkurtër nga Shkupi. Arsyeja është gjithashtu se ne jemi të vetëdijshëm se sot kemi zinxhirë vlerash dhe se edhe nëse vetëm një pjesë e vogël e tyre ndërpritet, kjo na prek të gjithëve”.

Rokas theksoi se përgjigja e Bashkimit Evropian dhe e Qeverisë ndaj sfidave aktuale është gjithëpërfshirëse, sepse siç tha ai, lidhshmëria, stabiliteti ekonomik dhe siguria janë të ndërvarura.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër