Vijon procesi i votimit në Kosovë, Presidentja në detyrë Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia jonë

Nga Xh M
849 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 qershor Zhurnal.mk – Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka votuar sot në shkollën “Meto Bajraktari”, në Prishtinë.

Haxhiu i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë. Unë ftoj të gjitha palët, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që në këtë ditë të bukur me diell të dëshmojnë maturi, të dëshmojnë respekt për njëri-tjetrin, si dhe dashuri për vendin”, tha ajo.

Qytetarët e Kosovës po votojnë sot për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit, në zgjedhjet e treta parlamentare që zhvillohen brenda një periudhe prej vetëm 16 muajsh.

Ky proces vjen pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt dhe 28 dhjetor 2025, ndërsa vendi u rikthye sërish në votime për shkak të dështimit të forcave politike për të zgjedhur presidentin dhe për të zgjidhur ngërçin institucional.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër