Vijon vaksinimi kundër gripit sezonal në Kumanovë, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Sakipi: Prioritet grupeve që janë më të rrezikuara

nga Xh M

Kumanovë, 15 shkurt – Në Rajonin e Kumanovës me kohë dhe pa problem ka filluar dhe po zhvillohet procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë njoftojnë se ka mjaftë interesim nga ana e qytetarëve për t’u vaksinuar dhe se si institucion bartës i këtij procesi, posedojnë numër të konsiderueshëm të vaksinave.

“Procesi i vaksinimit është një nga proceset që kërkon bashkëpunim edhe me instancar më të larta institucionale, siç janë MSh, IShP si dhe QShP në nivel nacional, procesi i vaksinimit është zhvilluar në mënyrë të organizuar dhe sipas udhëzimeve përkatëse. QShP në Kumanovë ka qenë drejtpërdrejtë e përfshirë në zbatimin e këtij procesi, prioritet i jepet gjithmonë grupeve të caktuara që janë më të rrezikuara të popullatës siç janë personat e moshuar mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësor, personat me sëmundje kronike si dhe fëmijët nga mosha 6 muaj e deri në 5 vjet”, theksoi mes tjerash, Herolind Sakipi drejtor i QSHP – Kumanovë.

Sakipi, gjithashtu na njoftoi edhe me numrin e deritanishëm të të vaksinuarve me vaksinat kundër gripit sezonal.

“Ky grup i personave të lartpërmendur, vaksinimi i tyre bëhet pa pagesë, duke u regjistruar apo caktuar termin përmes sistemit “Termini Im”, ku këtë vit kemi vaksinuar deri më tani, 4.550 persona që janë regjistruar përmes “Termini Im” ndërsa 70 të vaksinuar kemi në mënyrë komerciale pra me pagesë, apo sipas vullnetit të tyre që tu kryhet ky shërbim”, tha Sakipi.

Nga këtu, po ashtu u njoftuam se nëse ka nevojë kjo qendër do të furnizohet me vaksina shtesë, dhe se të interesuarit pa kurrfarë pengese mundë të vaksinohen, interesim më i madh për tu vaksinuar kundër gripit sezonal po vërehet tek personat e moshës së shtyrë gjegjësisht tek mbi 65 vjeçarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More