Elmazi pas vërshimeve në Saraj: Po punojmë intensivisht për ta menaxhuar situatën, qytetarët të shmangin zonat e rrezikuara

Nga admin
422 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 15 shkurt – Kryetari i Sarajit, Muhamet Elmazi ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe gjendjes së krijuar në disa vendbanime të komunës, ekipet janë në terren që nga orë te hershme të mëngjesit.

“Po punohet intensivisht për menaxhimin e situatës, zhbllokimin e rrugëve, pastrimin e kanaleve dhe ofrimin e ndihmës aty ku është e nevojshme. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente për të reaguar sa më shpejt dhe me efikasitet.

Lusim qytetarët për kujdes të shtuar, të shmangin zonat e rrezikuara dhe për çdo rast emergjent të kontaktojnë shërbimet përkatëse.
Do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, ka shkruar kryetari i komunës së Sarajit Muhamet Elmazi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër