Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Nga Xh M
452 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkaqet e krimit në familjen Rrapaj ende janë mister, por janë zbuluar detaje të reja që japin një sfond të ditëve të fundit të çiftit.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa, e gjithë ngjarja ka ndodhur në dhomën e gjumit të çiftit dhe viktimat u gjetën në shtrat.

Ajo raporton se edhe disa ditë më parë çifti ka pasur një konflikt mes tyre se pse djali i tyre i kthyer nga emigrimi i hodhi më shumë pleh patateve nga sa duhej. Për këtë konflikt ka pasur edhe prezencë të uniformave blu.

“Djali i vogël kishte ardhur nga Greqia. Sipas intervistave të marra nga familjarët dhe komshinjtë e çiftit të vrarë, debatet kanë nisur mes tyre në familje pas ardhjes së djalit nga Greqia. Madje, rreth një javë më parë, policia e Roskovecit është njoftuar për një grindje, po nga autori i vrasjes së sotme në familje dhe debati ka qenë banal. Sherri midis tij dhe bashkëshortes ka qenë për mbrojtjen e djalit si nënë, mbronte, mbante gjithmonë anën e djalit dhe debati i parë, sipas policisë, burime të sigurta, ishte përse djali i ka hedhur më tepër pleh patateve se sa duhej”, u shpreh gazetarja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër