Parma, 30 mars – Autoritetet italiane po përpiqen të hetojnë vjedhjen e pikturave që ndodhi në një muze pranë qytetit të Parmës.
Vjedhja ndodhi më 22 mars kur katër grabitës të maskuar hynë me forcë në vilën e Fondacionit Magnani Rocca dhe u larguan pasi grabitën tre piktura me vlerë miliona euro.
Sipas autoriteteve, grabitësit ia mbathën me pikturat “Peshku” nga Pierre-Auguste Renoir, “Natyrë e qetë me qershi” nga Paul Cezanne dhe “Odaliska në taracë” nga Henri Matisse.
