VLEN: Partneriteti me SHBA-në dhe zgjerimi i BE-së mbeten kyçe për të ardhmen e rajonit

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shtator, Zhurnal.mk – Nga VLEN në një njoftim për media thonë se nga Uashingtoni në Nju Jork, zëvendëskryeministri i parë dhe sekretari i përgjithshëm i VLEN-it, Bekim Sali, ishte pjesë e bisedimeve për partneritetin me SHBA-në dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Në Uashington, Sali mori pjesë në diskutimin e Këshillit Atlantik për sigurinë, bashkëpunimin me SHBA-në dhe rrugën drejt BE-së. Në Nju Jork, gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai mori pjesë në takimin me ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, dhe përfaqësues të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

“Në qendër të bisedimeve ishte perspektiva evropiane e rajonit dhe nevoja që zgjerimi i BE-së të mbetet në agjendën politike. Për VLEN-in, Maqedonia e Veriut duhet të jetë e pranishme në bisedat me partnerët që ndikojnë në të ardhmen e rajonit. Rruga evropiane kërkon reforma në vend dhe angazhim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ballkani Perëndimor ka nevojë për hapa konkret drejt BE-së”, thonë nga VLEN.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër