VLEN: “Safe City” hyn në fuqi sot, mbrojtje për jetën dhe vendi i merituar për shqipen

nga Xh M

Shkup, 1 shkurt – Sot hyn në fuqi sistemi “Safe City”, një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve. VLEN e vlerëson këtë si një investim konkret në sigurinë publike dhe në ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme në trafik.

“Safe City” ka për qëllim parandalimin e shkeljeve në komunikacion, uljen e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së çdo qytetari. Ky sistem nuk është krijuar për të dënuar qytetarët, por për të mbrojtur jetën e njeriut dhe për të rritur ndërgjegjësimin për respektimin e rregullave të qarkullimit.

VLEN thekson se është veçanërisht e rëndësishme që gjuha shqipe është pjesë e këtij sistemi, duke garantuar qasje të barabartë dhe informim të qartë për të gjithë qytetarët.

U bëjmë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat, sinjalizimin dhe kufizimet e shpejtësisë. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët.

Respektimi i rregullave nuk është vetëm detyrim ligjor, por kontribut i drejtpërdrejtë për mbrojtjen e jetës sonë, të familjeve tona dhe të çdo qytetari. Një komunikacion më i sigurt do të thotë më pak aksidente, më pak pasoja dhe më shumë jetë të mbrojtura.

VLEN mbetet e përkushtuar ndaj politikave që vendosin në plan të parë sigurinë, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More