VMRO ngre dyshime për ndërmjetësim të Bashanoviqit në ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Nga D. V.
581 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 mars – VMRO-DPMNE ka hedhur akuza të reja ndaj LSDM, duke kërkuar përgjigje publike lidhur me rolin e mundshëm të Zoran Bashanoviq në procese të rëndësishme shtetërore.


Në një reagim për media, VMRO-DPMNE thekson se LSDM prej disa ditësh nuk ka dhënë sqarime ndaj pyetjeve nëse Bashanoviq ka qenë i përfshirë si ndërmjetës në marrëveshje në sektorin e energjetikës, si dhe në procesin e ndryshimit të emrit të shtetit.


Sipas kësaj partie, opinioni publik meriton transparencë të plotë për vendimmarrjet strategjike gjatë periudhës së qeverisjes së ish-kryeministrit Zoran Zaev dhe ish-zyrtarit të lartë Venko Filipçe.


“Qytetarët kanë të drejtë të dinë nëse ka pasur ndikime apo ndërmjetësime në procese kyçe shtetërore”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se mungesa e përgjigjeve nga LSDM vetëm sa shton dyshimet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër