Von der Leyen për nismën e PDK-së: I takon Kosovës të vendosë, rëndësi ka pavarësia e gjyqësorit

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 tetor, Zhurnal.mk – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur për nismën e PDK-së për ndryshimin e kornizës ligjore për Dhomat e Specializuara, duke thënë se i takon Kosovës të vendosë për ndryshimet e nevojshme, por duke theksuar se duhet të garantohet pavarësia e gjyqësorit, raporton Ekonomia Online.

E pyetur për këtë nismë, von der Leyen tha se çdo ndryshim duhet të bëhet brenda kornizës së pavarësisë së gjyqësorit.

“Sa i përket kornizës ligjore, i takon Kosovës të vendosë. E rëndësishme është që të garantohet pavarësia e gjyqësorit. Pra, brenda kornizës së pavarësisë së gjyqësorit, i takon Kosovës të vendosë se çfarë është e nevojshme të bëjë ose të mos bëjë. Por, ajo që ka rëndësi është ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër