Prishtinë, 27 maj Zhurnal.mk – Disa krisma armësh janë dëgjuar në Prishtinë, pak momente më parë.
Nga pamjet e siguruar nga vendi i ngjarjes në “Breg të Diellit” dyshohet për një person të vrarë.
Disa policë janë parë në kërkim të të dyshuarit përkitazi me këtë rast.
Poashtu edhe ndihma e shpejtë është në vendin e ngjarjes.
****
Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla”, është personi që mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtina.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, i cili bëri të ditur se viktima është Agron Hajdari.
Sinjali mëson se Hajdari ishte i njohur me nofkën “Radulla” dhe dyshohet se kishte të kaluar të lidhur me veprimtari kriminale, përfshirë edhe narkotikët.
Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente.
