Vrau gruan se ndihmonte vajzën/ Detaje nga krimi brenda familjes në Tiranë, Hysni Patushi qëlloi bashkëshorten se kujdesej për 4 nipërit

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kjo është 58-vjeçarja Lumturi Patushi. Jeta e saj u ndërpre në mes pasi u godit me thikë në zemër nga bashkëshorti i saj i dehur.

Konflikti mes tyre lindi prej mungesës që Lumturia bënte në shtëpi. Ajo shpenzonte më shumë kohë në shtëpinë e të bijës, në apartamentin ku ndodhi krimi, për t’u kujdesur për 4 fëmijët e saj të mitur. Por kjo nuk pranohej nga 69-vjeçari Hysni Patushi, i cili u nis me thikë në dorë nga shtëpia e tyre në “Don Bosko” për të shtëpia e vajzës tek “Rruga Ranorama” ku kreu krimin e rëndë në sy të nipërve.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai ngrinte dorë mbi bashkëshorten. Edhe në 2017 ai ishte vënë në pranga pasi kishte dhunuar Lumturinë, nënën e 7 fëmijëve të tij.

Pas vrasjes Hysni Patushi hodhi thikën jashtë pallatit dhe u largua drejt Kamzës, ku takoi një të afërmin e tij. I shtyrë prej tij ai u vetëdorëzua në polici ku dhe rrëfeu krimin e kryer duke ia hedhur fajin alkoolit për përshkallëzimin e konfliktit. Ndërsa armë e krimit, falë kamerave të sigurisë në zonë u gjet dhe u sekuestrua.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër