Xhaferri: Do të jem në çdo protestë kundër Edvin Kullës dhe çetës së tij të hajdutëve

nga Xh M

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka reaguar pas lajmeve për praninë e tij në protestën e organizuar nga ‘Shqipëria Bëhet’ para kryeministrisë.

Sipas Xhaferrit ai do të marrë pjesë në çdo protestë kundër Edi Ramës, bandës së hajdutëve dhe trafikantëve.

Reagimi i plotë i Besart Xhaferrit:

Sot, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, iu bashkova protestës së partisë ‘Shqipëria Bëhet’, për shkak se është një protestë që bëhet kundër njeriut që e ktheu Shqipërinë në një narkoshtet, ku vidhet vota, lulëzojnë kartelet e drogës dhe ku rinia ikën nga sytë këmbët për të mos u kthyer më kurrë.

Ashtu si aktivistë të kësaj force politike janë bërë pjesë e protestave tona, ashtu edhe unë sot zgjodha të jem në shesh për të treguar se Partia Demokratike është e hapur për forcat e reja që kanë vendosur të mos i bëjnë opozitës opozitë, por t’i bëjnë opozitë një regjimi që mbahet në këmbë nga kartelet e drogës, të cilat investojnë që në këtë vend të mos ndodhë rrotacioni.

Nuk e ka luksin opozita shqiptare të luftojë e përçarë përballë një regjimi, largimi i të cilit është emergjencë kombëtare.

Nga kjo protestë e sotme u bëj thirrje shqiptarëve që më 10 shkurt të dalin masivisht në protestën kombëtare, e cila do të shënojë fillimin e fundit të narkoregjimit!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More