Ylli i madh i Man Utd në radarët e Barcelonës dhe Atletico Madridit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Lisandro Martinez mund të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi dy gjigantë të futbollit spanjoll kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit argjentinas.

Manchester United nuk e përjashton mundësinë e largimit të Lisandro Martinezit gjatë afatit kalimtar të dimrit. Drejtuesit e klubit anglez po shqyrtojnë mundësinë e largimit të disa futbollistëve që nuk konsiderohen pjesë thelbësore e planeve për vazhdimin e sezonit.

Pas ndryshimeve në stolin e trajnerit, me Mauricio Pochettinon që ka marrë drejtimin e skuadrës, drejtuesit e “Djajve të Kuq” synojnë të ndërhyjnë në përbërjen e ekipit gjatë janarit, me qëllim përmirësimin e rezultateve dhe largimin e futbollistëve që nuk janë të domosdoshëm për projektin e ri.

Në këtë listë raportohet se gjendet edhe mbrojtësi argjentinas, 28-vjeçari Lisandro Martinez, i cili mund të jetë një nga emrat që do të largohet nga “Old Trafford”.

Sipas raportimit të mediumit TEAMtalk, situata e mbrojtësit ka tërhequr vëmendjen e dy prej klubeve më të mëdha të futbollit spanjoll: Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Katalunasit prej kohësh janë duke e vlerësuar mundësinë e transferimit të Martinezit, profilit të të cilit i përshtatet nevoja e skuadrës për një qendërmbrojtës më këmbën e majtë. Ai shihet si një alternativë që mund të krijojë një dyshe të përshtatshme me Pau Cubarsin në repartin defensiv.

Në anën tjetër, edhe Atletico Madridi po e monitoron situatën e argjentinasit.

Trajneri Diego Simeone e vlerëson profilin e bashkëkombësit të tij dhe beson se ai mund të formojë një dyshe të fortë në mbrojtje me Cristian Romeron.

Sipas TEAMtalk, preferenca e Martinezit për të vazhduar karrierën në Spanjë mund të ndikojë në vendimin e tij për të ardhmen, duke i vendosur Barcelonën dhe Atletico Madridin në pozita të favorshme për të siguruar shërbimet e tij.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse interesimi i dy klubeve spanjolle do të konkretizohet me oferta zyrtare gjatë afatit kalimtar të janarit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër