Zajkova: Pacientët onkologjisë sërish pa terapi, ata nuk duhet të vuajnë

Nga D. V.
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup,6 gusht, Zhurnal.mk – Partia Liberale Demokratike (LDP) shpreh mbështetje të plotë për pacientët onkologjikë që nesër do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. Në kumtesë thuhet se është tragjike që njerëzit që zhvillojnë betejën më të rëndë për jetën e tyre, sërish detyrohen që në vend të spitalit të kërkojnë drejtësi në rrugë.

LDP rikujton se që vitin e kaluar ka paralajmëruar se mungesa e terapisë onkologjike nuk është incident i izoluar, por problem serioz sistemik, dhe ka kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Shëndetësisë. Në vend të zgjidhjes, sot shihet përsëritja e të njëjtit turp. Për çdo ditë pa terapi, dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk mund që sa herë të shterojnë rezervat të mos ketë fajtor, ndërsa pasojat t’i vuajnë gjithmonë pacientët, thonë nga LDP dhe paraqesin kërkesat:

LDP kërkon:
– Sigurim urgjent të gjithë terapisë së nevojshme; – Informim të plotë publik për arsyet e mungesës; – Përcaktim të përgjegjësisë personale dhe politike për dështimin institucional; Plan që garanton se kjo situatë nuk do të përsëritet më.

“Një shtet që nuk mund të sigurojë ilaçe për pacientët më rëndë të sëmurë, nuk ka të drejtë të flasë për suksese në shëndetësi. Për pacientët onkologjikë nuk ka tentim të dytë. Çdo ditë e humbur mund të kushtojë jetë njerëzish”, thuhet në reagimin e partisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër