Zbulohet mashtrimi i 64-vjeçares nga Kosova, për vite me radhë i mori mbi 1 milion franga një pensionisti në Zvicër

Nga Xh M
1,079 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një grua 64-vjeçare nga Kosova u dënuar nga Gjykata e Qarkut në Bulach me 30 muaj burg, prej të cilave 9 muaj të shlyera në burg dhe 21 muaj me kusht, për mashtrim të shumëfishtë ndaj një pensionisti zviceran, nga i cili mori rreth 1.1 milion franga mes viteve 2012–2016.

Gjykata vendosi gjithashtu dëbimin e saj nga Zvicra për shtatë vjet.

Sipas prokurorisë, e akuzuara krijoi marrëdhënie besimi me viktimën dhe i merrte para duke pretenduar histori të ndryshme për borxhe, aksidente dhe probleme të tjera financiare.

Pensionisti iu dorëzoi paratë personalisht edhe gjatë udhëtimeve në Sarajevë, ndërsa mashtrimi u zbuluar në vitin 2024, kur gruaja u arrestua në flagrancë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër