Zëvendëskryetari i komunës Albi Qamili përfaqëson Tetovën në Bordin Drejtues të Unionit të Komunave të Botës Turke: Bashkërisht do ta rindërtojmë Kullën e Sahatit

Nga admin
430 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 28 janar – Zv.kryetari i Komunës së Tetovës Albi Qamili, e ka përfaqësuar Tetovën në mbledhjen e Bordit Drejtues të Unionit të Komunave të Botës Turke (TDBB) në Gaziantep, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues nga shumë vende tjera.

Qamili në Facebook shkruan se së bashku me Unionin e Komunave të Botës Turke po realizohet projekti për rindërtimin e Kullës së Sahatit në Tetovë.

“Nder i veçantë ta përfaqësoj Tetovën në mbledhjen e Bordit Drejtues të Unionit të Komunave të Botës Turke (TDBB) në Gaziantep, bashkë me përfaqësues nga Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Republika Turke e Qipros Veriore, Kosova, Libani dhe Turqia. Me Unionin po e realizojmë bashkërisht projektin për rindërtimin e Kullës së Sahatit në Tetovë”.

“I falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për Tetovën dhe potencova gatishmërinë e komunës sonë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta”, ka shkruar Qamili.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër