Zgjedhjet Lokale në Kosovë si pasqyrë dhe mësim për Maqedonin e Veriut!

nga I.A

Shkup, 13 tetor – Zgjedhjet lokale në Kosovë të 12 tetorit 2025 nuk janë thjesht proces vendor ato sjellin reflektime që arrijnë edhe përtej kufijve, përfshirë edhe te Maqedonia e Veriut, e cila vjen në javët në vijim me garë lokale gjithashtu. Mësimi më i mirë që mund të merret e të trashëgohet në Maqedoninë e Veriut është procesi i nivelit të lartë demokratik organizimi dhe përfundimi i zgjedhjeve pa pasur kurrfarë incidenti të përmasave të mëdha. Kjo tregon për pjekurinë politike institucionale por edhe vetëdijen e lartë të qytetarëve, shkruan Zhurnal.

Zgjedhjet lokale si test i besimit dhe fuqisë politike – 

Me votimin për kryetarë komunalë dhe këshilla lokale në 38 komuna të Kosovës, fushata lokale u shfaq si provë për kapacitetin e VV për të ruajtur ndikim jo vetëm në qendër, por edhe në nivel lokal, ku premtimet për infrastruktura, shërbime publike dhe transparencë shpesh matën më shumë. 

Gjithashtu, beteja për Prishtinën midis kandidatit të VV dhe kandidatëve të tjerë u shfaq si një prej neshjeve kyçe. Pra, shumica dërrmuese e Komunave kanë shkuar në rreth të dytë përshkak të rezultatit të ngushtë në garë. Fitore befasuese ishte ajo në Drenas e Ramiz Lladrovcit si kandidat i pavarur, përballë një strukture të tërë partiake. Gara ishte e ngushtë edhe në Mitrovicë, dhe një dështim total i exit-polleve të publikuara menjëherë pas ores 19. 

Duke parë situatën në Kosovë, disa përfundime dhe paralajmërime vlejnë për Maqedoninë e Veriut, që hyn në garë lokale – 

Besueshmëria në institucionet lokale është vendimtare. Nëse qytetarët shohin vonesa, mungesë transparence apo manipulime, humbasin besimin. Kandidatët duhet të garantojnë hapjen e dokumenteve, qasje në informacion dhe angazhim publik real.

Përballja me premtime dhe realitet është më intensive në nivel lokal. Për qytetarët, rruga që nuk është asfaltuar, mungesa e ujit, hapësirat publike janë çështje të prekshme. Prandaj, politikat lokale duhet të kenë plan konkret dhe afat jo vetëm broshura fushate.

Koalicione dhe pa shumicë edhe në nivele lokale mund të nevojiten partneritete kur askush nuk arrin shumicën. Ky skenar është real edhe për komunat ku partia fituese nuk është dominuese. Aftësia për të negociuar dhe bashkëpunuar bëhet kritike.

Media dhe perceptimi publik mënyra si media në Maqedoninë e Veriut raporton për pjesë të asaj që ndodh në Kosovë mund të ndikojë në pritjet e votuesve shqiptarë këtu çfarë do të jetë mundësia e premtimeve të papërmbushura, si do të jetë praktika e qeverisjes, sa fort do të jetë korrupsioni.

Kandidatëvet shqiptarë dhe partitë shqiptare do të matën me shembullin e Kosovës nëse VV nuk shpërfaq performancë të mirë në komunat kryesore, kjo mund të përdoret si argument kritik nga kundërshtarët shqiptarë dhe maqedonas për mosbesim. Po ashtu, politikat e premtuara për infrastrukturë dhe mirëqenie publike do të jenë në fokus më të madh.

Polarizimi politik lokal mund të rritet. Po ashtu mund të ketë ndikim nga partitë qendrore dhe ndikime të jashtme (financime, donacione, marrëveshje ndërkombëtare). Qytetarët do të jenë më të kujdesshëm ndaj burimeve të financimit, ndërhyrjeve dhe premtimeve që duken të “lehta”.

Zgjedhjet lokale në Kosovë tregojnë se fuqia politike nuk është e njëanshme nuk mjafton të fitosh votat, duhet të fitosh edhe besimin dhe të tregosh se mund të menaxhosh mirë, të jesh transparent, dhe të bashkëshoqërohesh me komunitetin.

Për Maqedoninë e Veriut që po hyn në përballjen lokale javën që vjen, modeli i Kosovës është paralajmëres për ata që duan të fitojnë nuk mjafton që të kesh partinë më të madhe duhet që qytetari të ndjejë punën. Prej asfaltit e rrugës, tek lejet e ndërtimit, tek ndikimet financiare gjithçka do të jetë nën vëzhgim të qytetarëve, të cilët pastaj do të vendosin të ndëshkojnë apo të shpërblejnë. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More