Tiranë, 26 tetor Zhurnal.mk – Analisti Mentor Nazarko ka komentuar zhvillimet politike në Serbi dhe ndikimin e mundshëm në Shqipëri, duke argumentuar se rënia e kryeministrit Edi Rama mund të vijë më shpejt se ajo e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, por për shkaqe që lidhen me zhvillimet e brendshme shqiptare.
Nazarko hodhi poshtë idenë se ndryshimet politike në Serbi mund të shkaktojnë një efekt domino në Shqipëri. Sipas tij, krahasimet mes dy liderëve mbështeten kryesisht te afërsia politike mes tyre dhe përdoren më shumë si argument propagandistik sesa si një analizë e mirëfilltë e situatës.
“Unë jam në favor të autokratëve të ndritur, që i shërbejnë vendit të vet. Nuk dua ta shpall Vuçiçin autokrat të ndritur, por për të krahasuar parametrat e zhvillimit gjatë qeverisjes së tij”, u shpreh Nazarko në “A2cnn”, duke nënvizuar se Serbia ka shënuar zhvillime në disa prej këtyre treguesve.
