Zjarr i përmasave të mëdha pranë aeroportit ‘Charles de Gaulle’ në Paris

Nga Xh M
651 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Paris, 10 maj Zhurnal.mk – Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer të shtunën në një objekt industrial në veri të Parisit, pranë aeroportit Charles de Gaulle.

Sipas raportimeve, flakët përfshinë një fabrikë për prodhimin e bukës dhe ëmbëlsirave, ndërsa re të dendura tymi të zi janë parë nga aeroporti dhe zonat përreth, duke shkaktuar shqetësim te udhëtarët dhe banorët.

Autoritetet e aeroportit konfirmuan se lëvizja e avionëve nuk është ndikuar nga zjarri dhe fluturimet po vijojnë normalisht.

Deri tani nuk raportohen persona të lënduar.

Mediat franceze bëjnë të ditur se rreth 60 zjarrfikës janë angazhuar në operacion për vënien nën kontroll të flakëve, të cilat kanë përfshirë kryesisht zonën e magazinimit të objektit industrial. /Panorama

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër