Zjarr mbi fshatin Bojan, në terren ekipet e zjarrfikësve

Nga Xh M
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Saraj, 14 gusht Zhurnal.mk – Mbi fshatin Bojan ka shpërthyer një zjarr, i cili dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i Jegunovcës. Në terren janë angazhuar katër ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, ndërsa si përforcim kanë mbërritur edhe ekipet e zjarrfikësve nga Tetova.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ka bërë të ditur se aktivitetet për përballimin e zjarrit po koordinohen drejtpërdrejt nga terreni.

“Nga terreni po koordinojmë drejtpërdrejt të gjitha aktivitetet dhe kapacitetet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, deklaroi Ali.

Sipas tij, Qendra për Menaxhim me Kriza është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha shërbimet dhe institucionet e angazhuara në terren.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër