Zjarri në malin e Shëngjinit, situata drejt normalizimit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

Nga Xh M
1,538 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shëngjin, 4 korrik Zhurnal.mk – Pas zjarrit të përmasave të mëdha që shpërtheu mbrëmjen e së premtes në lagjen Sakë, në malin e Shëngjinit, situata këtë mëngjes paraqitet dukshëm më e qetë dhe po shkon drejt normalizimit.

Gjatë orëve të fundit vatra e zjarrit është spostuar në anën e majtë të malit.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave aktive. Sipas informacioneve nga terreni, zjarri aktualisht nuk paraqet rrezik për banesat apo zonat e banuara.

Në përmirësimin e situatës ka ndikuar edhe ulja e intensitetit të erës, e cila gjatë natës favorizoi përhapjen e flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e zonës dhe ndërhyrjen për të shmangur çdo riaktivizim të vatrave të zjarrit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër