ZNAM-i kërkoi nga VLEN-i mos ta shpallin para kohe fitoren për provimin e jurisprudencës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 nëntor Zhurnal.mk – Partia e Maksim Dimistrieskit, ZNAM, e cila është në koalicion qeveritar së bashku me VLEN-in dhe VMRO-DPMNE-n, ka kërkuar nga partnerët shqiptarë të koalicionit që mos të festojnë në lidhje me rastin e provimit të jurisprudencës, pasi duhet të pritet Komisioni i Venedikut.

“Para se të shpallni fitoren historike, pritni qëndrimet profesionale nga Komisioni I Venedikut”, deklaruan sot nga ZNAM-I, duke e vlerësuar si “eufori politike të VLEN-it”, zgjidhjen ligjore të propozuar rreth çështjes së provimit të jurisprudencës.

ZNAM-i përkujtoi që Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar mendim nga Komisioni i Venedikut rreth përdorimit të gjuhës shqipe në jurisprudencë, duke vlerësuar se kjo nuk nënkupton miratim të ndryshimeve ligjore në sistemin e jurisprudencës.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot (10.11) e miratoi nevojën për të kërkuar mendim urgjent nga Komisioni i Venecias lidhur me modelin e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës. Vendimi vjen pas debatit për mundësinë e dhënies së provimit në gjuhën shqipe, ndërsa Ministria e Drejtësisë thotë se synon të marrë një vlerësim ndërkombëtar për përputhshmërinë e modelit me Kushtetutën dhe standardet evropiane. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e VLEN-it në rrjete sociale e shpallën si mision të kryer dhënien e provimit në shqip.

Megjithatë, njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë nuk bëhet fjalë për miratimin përfundimtar të një ligji që garanton dhënien e provimit në gjuhën shqipe, por për kërkimin e një mendimi urgjent nga Komisioni i Venecias për modelin e propozuar.

artikuj të ndërlidhura