Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Zv/kryeministri i parë i Maqedonia e Veriut dhe njëherësh përfaqësues i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me strukturat e VLEN-it në fshatin Dobërdoll të komunës së Vrapçisht.
Sali bëri të ditur se takimi vjen pas vizitës në Kamjan, në kuadër të aktiviteteve dhe takimeve me qytetarë e struktura partiake në terren.
“Pas Kamjanit, me takime vazhduam edhe me strukturat e VLEN në Dobërdoll të komunës së Vrapçishtit. Fryma e VLEN po ndjehet në çdo anë, shqiptarët po bashkohen rreth këtij vizioni të përbashkët”, ka shkruar Sali.
Ai theksoi se gjatë takimit është biseduar për sfidat me të cilat përballen banorët, nevojën për përfaqësim dinjitoz, si dhe për angazhimin e përbashkët drejt ndryshimit dhe zhvillimit.
Sipas Salit, mikpritja, mbështetja dhe besimi i qytetarëve tregojnë se banorët janë të vendosur për të ecur përpara me energji të re dhe vizion të qartë për të ardhmen.
