Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në 15-vjetorin e “Albiz”: Investimi në arsim është investim në të ardhmen

Nga B.M
495 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 shkurt – Zv/kryeministri Bekim Sali ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga “Albiz” me rastin e 15 vjetorit të themelimit.
“Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë.” – Sami Frashëri.
Me këto fjalë e ilustrova praninë timë me rastin e jubileut të 15-të të Fondacionit për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës “Albiz”.
Si Zëvendëskryeministër i Parë i Qeverisë, isha i nderuar që kisha mundësinë ta falënderoj dhe përgëzoj gjeneratën e 15-të të bursistëve, të cilët përfaqësojnë përkushtim, talent dhe shpresë për të ardhmen e vendit tonë.
Një mirënjohje e veçantë për këtë sukses shkon për donatorët, partnerët dhe bashkëpunëtorët, të cilët me vizionin dhe mbështetjen e tyre kanë ndihmuar në ndërtimin e kësaj historie suksesi. Përmes investimit në arsim dhe kulturë, ne mbjellim jo vetëm dije, por edhe ëndrra dhe suksese për brezat që vijnë”, ka shkruar Sali.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër