Zv/ kryeministri i parë Bekim Sali në vizitë zyrtare në Bruksel

Nga B.M
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali e fillon vizitën zyrtare në Bruksel me takim me ambasadoren e Republikës së Qipros
Nga vizita zyrtare në Bruksel, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, e filloi agjendën e takimeve me ambasadoren e Republikës së Qipros, znj. Kristina Rafti.

Gjatë takimit, ministri Sali e uroi ambasadoren Rafti me rastin e marrjes së Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Republika e Qipros, duke e informuar për rezultatet e deritanishme në procesin e eurointegrimit të vendit.

Në fokus të bisedimeve ishin agjenda reformuese, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe prioritetet kryesore në kuadër të përparimit të negociatave me Bashkimin Evropian. U theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe mbështetjes së partnerëve evropianë për realizimin e reformave dhe avancimin e mëtejmë të procesit integrues.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër