Zv.kryeministri i parë Bekim Sali nga Zvicra: Mërgata nuk është vetëm remitancë, por dije, përvojë dhe potencial

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Will, 6 shtator Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, nga Zvicra ka zhvilluar një takim me mërgatën shqiptare në Wil, së bashku me deputeten Imerlije Saliu.

Sali tha se diskutimi u përqendrua në çështje që prekin drejtpërdrejt mërgatën, përfshirë shërbimet institucionale, sigurinë juridike dhe pronësore, mundësitë për investime dhe shfrytëzimin e dijes e përvojës së mërgimtarëve.

“Mërgata nuk është vetëm remitancë. Ajo është dije, përvojë, sukses, identitet dhe një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendit tonë. Mbi të gjitha, është pjesë e pandashme e jona”, deklaroi Sali.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit, si dhe të forcimit të lidhjes së brezave të rinj me vendlindjen.

Sali vlerësoi mikpritjen e organizatorëve në Xhaminë e Wil-it, veçanërisht të imamit Bekim Alimi dhe kryetarit të Komunitetit Shqiptar Mysliman, Fehim Abazi.

“Lidhja me mërgatën nuk duhet të kujtohet vetëm kur kërkohet vota apo mbështetja e saj. Ajo duhet të ndërtohet çdo ditë, me respekt, partneritet dhe vepra”, u shpreh Sali.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër