Zv/kryeministri i parë dhe njëherazi Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, takon ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas

Nga B.M
710 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 janar – Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e RMV-së, njëherazi Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas.
Ministri Sali, riafirmoi angazhimin e qartë dhe të qëndrueshëm të Qeverisë ndaj procesit të integrimit evropian.
Ministri theksoi se integrimi në BE dhe reformat e lidhura me agjendën evropiane mbeten prioritet kyç, me fokus në rezultate konkrete, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e besimit të qytetarëve në procesin e anëtarësimit.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e BE-së dhe ruajtja e momentumit pozitiv të zgjerimit përmes zbatimit efektiv të reformave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër