3 plumba në kokë e në gjoks, zbardhen detaje nga vraja e biznesmenit “Mondi Mëhalla” në Elbasan

nga D. V.

Biznesmeni Edmond Hyka apo siç ishte i njohur si “Mondi Mëhalla” që u vra mbrëmë ën Elbasan raportohet se është qëlluar teksa ishte në automjetin e tij në dalje të Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Ai dyshohet se është goditur nga 3 plumba, në kokë dhe në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Siç raporton A2 CNN besohet (ende pa u konfirmuar zyrtarisht) se plumbat janë shtënë nga një automjet tip ‘Audi’ i zi, ndërkohë që biznesmeni në momentin e sulmit ka qenë në makinën e tij.

“Mëhalla” është pronar i një karburanti dhe një kompanie taksish në Elbasan.

Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të krimit, nga të cilët momentalisht nuk ka asnjë gjurmë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More