5 vjet nga arrestimet e ish-krerëve të UÇK-së, Hoxhaj: Padrejtësinë do ta kthejmë në drejtësi për Kosovën

nga D. V.

Pesë vjet pas arrestimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Enver Hoxhaj thekson se qëndresa e tyre është dëshmi e sakrificës dhe dashurisë për atdheun.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj shprehet: “Padrejtësinë do ta kthejmë në forcë dhe drejtësi për UÇK-në dhe për Kosovën. Falë popullit tonë dhe aleatëve tanë, historia e fitores mbetet e patjetërësuar.”

Ai thekson rëndësinë e mbajtjes gjallë të kujtimit dhe nderimit për sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së dhe rolin e tyre historik për shtetin e Kosovës.

“Po i vjen fundi kësaj gjykate. Pesë vjet pas arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, qëndresa e tyre mbetet dëshmi e sakrificës, vetmohimit dhe dashurisë për atdheun. Padrejtësinë do ta kthejmë në forcë dhe drejtësi për UÇK-në dhe për Kosovën. Falë popullit tonë dhe aleatëve tanë, historia e fitores mbetet e patjetërësuar”, ka shkruar Hoxhaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More