Sot mbyllet afati për ankesa në PZAP

Nga admin
525 e lexuar

Afati i fundit për subjektet dhe kandidatët që duan të paraqesin ankesë përpara Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa është ora 11:00 e së hënës, para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të nisë procesin e certifikimit të rezultateve.

Një ankesë është paralajmëruar tashmë nga Igor Simiq, kandidati i dytë më i votuar i Listës Serbe. Simiq ka bërë apel për mosmiratimin e listës së kandidatëve të partisë së tij, pas një vendimi të marrë të shtunën, ku dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe abstinimi i pjesës tjetër të anëtarëve të KQZ-së e pamundësuan miratimin e saj.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka një afat prej katër ditësh për të shqyrtuar ankesat. Po ashtu, pas dy ditësh nga marrja e vendimit të PZAP-it, palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme, e cila ka tri ditë për të dhënë një vendim përfundimtar.

Duke llogaritur afatet ligjore, vendimi përfundimtar mund të zgjas deri në mes të shkurtit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër