50 vjeçari nga Negotina me 1.65 promil alkool ka ecur në këmbë në autostradën Tetovë-Gostivar

Nga D. V.
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – Një 50‑vjeçar nga fshati Negotinë është ndaluar pasi është konstatuar duke ecur në këmbë në autostradën Gostivar–Tetovë, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB‑së, më 3 gusht rreth orës 02:30, zyrtarë policorë nga Seksioni i Sigurisë së Komunikacionit Rrugor Gostivar kanë vërejtur personin O.A. pranë nyjës “Tuçevishte” duke ecur në karrexhatë.

Tek ai është kryer testimi i alkoolit, me ç’rast është konstatuar prani prej 1.65 promil alkool në gjak. MPB shton se gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, ai ka nënçmuar zyrtarët policorë.

Personi është mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngriten kallëzime përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër