52-vjeçar nga Piroku i Tetovës humb jetën në Poreç pasi ra me makinë nga ura në det

Nga D. V.
952 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 qershor, Zhurnal.mk – Policia e Poreçit ka pranuar mbrëmë rreth orës 23:00 një njoftim për një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën DC75, në urën Antenal, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Aksidenti ka ndodhur kur një 52-vjeçar me origjinë nga fshati Pirok i Tetovës, i cili po drejtonte një automobil me targa të Sllovenisë në rrugën DC75, me të arritur në një kthesë të djathtë dhe të paqartë mbi urën Antenal, si pasojë e shpejtësisë së papërshtatshme me kushtet dhe gjendjen e rrugës, është përplasur me rrethojën mbrojtëse të urës. Ai e ka thyer atë dhe makina ka përfunduar në det. Nga ky aksident i rëndë, shoferi fatkeqësisht ka mbetur i vdekur në vend.

​Rruga shtetërore ka qenë e mbyllur për të gjithë qarkullimin nga data 7 qershor në ora 23:20 deri më 8 qershor në ora 02:55, me qëllim të kryerjes së këqyrjes së vendit të ngjarjes. Trupi i të ndjerit është dërguar në patologjinë e spitalit të Pulës, ku do të bëhet obduksioni.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër