55 masa ndaj motoçiklistëve dhe drejtuesve të trotineteve elektrike në Shtip, ndalohen gjashtë persona

Nga Xh M
1,965 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shtip, 5 korrik Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë një aksioni të realizuar mbrëmjen e 4 korrikut në Shtip, janë shqiptuar gjithsej 55 masa ndaj drejtuesve të mopedëve, motoçikletave, katërçikleve dhe trotineteve elektrike për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Sipas MPB-së, pjesa më e madhe e sanksioneve, 35 gjithsej, u shqiptuan ndaj motoçiklistëve që qarkullonin pa helmetë mbrojtëse, ndërsa gjashtë persona, njëri prej tyre i mitur, u ndaluan për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”. Gjatë kontrollit u sekuestrua edhe një motoçikletë me leje qarkullimi të skaduar.

“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë në mënyrë të përpiktë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër