Kryeministri Edi Rama do të takojë sot në orën 11:00 Presidentin Bajram Begaj. Sipas informacioneve siguruar nga gazetarja Rugova Dunisha, takimi do të zhvillohet te Pallati i Brigadave, ku shefi i qeverisë do t’i propozojë Begajt 7 ndryshimet në qeveri.
Katër ditë më parë, Kryeministri Rama shpalli një riorganizim të thellë të kabinetit qeveritar, duke prekur disa nga dikasteret më të rëndësishme të ekzekutivit.
Konkretisht, Belinda Balluku u shkarkua nga posti i zv.kryeministres, detyrë e cila iu ngarkua Albana Koçiut.
Ministria e Brendshme
Besfort Lamallari (i cili mbante postin e Ministrit të Drejtësisë) kaloi në krye të këtij dikasteri, duke zëvendësuar Albana Koçiun.
Ministria e Drejtësisë
Toni Gogu emërohet Ministër i Drejtësisë, duke marrë stafetën nga Besfort Lamallari.
Ministria e Jashtme
Diplomati Ferit Hoxha emërohet në krye të diplomacisë shqiptare, duke zëvendësuar në këtë post Elisa Spiropalin.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Enea Karakafi merr drejtimin e këtij institucioni me peshë të madhe ekonomike, pas largimit të Belinda Ballukut.
Ministria e Mbrojtjes
Ermal Nufi emërohet si ministri i ri, duke zëvendësuar Pirro Vengun.
Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
Eriona Ismaili emërohet në këtë detyrë, duke zëvendësuar Toni Gogun, i cili u zhvendos në Drejtësi.
