Filipçe përsëri thërret për ndryshime kushtetuese përballë akuzave të VMRO-DPMNE

Nga D. V.
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 Maj, Zhurnal.mk – Kreu i LSDM-së Venko filipçe sot në një konferencë e përsëriti qëndrimin e partitë opozitare në favor të pajtimit të korrikut 2022 me Bashkimin Evropian për të bërë ndryshimet kushtetuese për bashkësinë bullgare, për të mundur filluar hapur kapitujt negociues në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan Zhurnal.mk.

Filipçe tha se ndryshimet kushtetuese duhet që të bëhen. Sipas tij me marrëveshjen në fjalë me BE-,në nuk rrezikohet identiteti maqedonas.

“Nuk diçka të tillë në horizont që rrezikon ndonjë identitet kombëtar. Nuk ka diçka të këtillë ,” u tha ai gazetarëve sot në një konferencë për shtyp duke e akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE për siç tha ai “gënjeshtra” rreth kësaj çështjeje.

Reagimi i Filipçes bëhet pas akuzave që partia në pushtet bëri ndaj tij se kinse ai po “gënjen” kur thotë se Bullgaria nuk e mohon identitetin maqedonas.

“Filipce gënjeu se Bullgaria nuk e mohon identitetin tonë, për Ministren e Jashtme të Radevit ne jemi “Maqedonas të Veriut”,” tha VMRO-DPMNE sot paradite, duke kujtuar deklaratën e ministres së re të jashtme bullgare Velislava Petrova, e cila për mediat bullgare në një deklaratë në Bruksel e përdori termin “maqedonas të veriut” për maqedonasit. / Zhurnal.mk.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër