Murati, Abdixhikut: Tregoju qytetarëve pse s’e votuat buxhetin e Prishtinës

nga L. M

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i është drejtuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut, lidhur me mosvotimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025.

Përmes një postimi në Facebook, Murati tha se “po ta kishit votuar buxhetin e Prishtinës në seancën e fundit, sot Komuna e Prishtinës do ta kishte në dispozicion buxhetin e plotë dhe fare s’do të kishte probleme me buxhet”.

“Por ju vendosët që betejën politike ta bëni në kurriz të qytetarëve duke mos e votuar buxhetin”, ka shkruar Murati.

https://www.facebook.com/share/p/17jeoh5YsX

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More