Gzim Dauti u zgjodh kryetar Dega Bogovinë-PDSH

Nga B.M
576 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bogovinë, 1 shkurt – Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së në Bogovinë, në prani të kuvendarëve të degës si dhe përfaqësuesve të strukturave më të larta partiake.

Me votë unanime, për Kryetar të Degës së PDSH-së në Bogovinë u zgjodh Gzim Dauti.

Kryetari i sapozgjedhur, Gzim Dauti, falënderoi anëtarësinë për besimin e dhënë, duke u zotuar se do të angazhohet për forcimin e mëtejmë të degës, rritjen e aktivitetit politik dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të qytetarëve të Komunës së Bogovinës.

Zgjedhja e kryetarit të ri paraqet një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit organizativ të PDSH-së dhe përgatitjes së saj për sfidat e ardhshme politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër