Sinani: Nuk është faji i Maqedonisë për mos-hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc

Nga admin
417 e lexuar

Shkup, 1 shkurt – Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani në Pastel të TV21 tha se institucionet e Serbisë janë fajtorë për mos-hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc. Sinani tha se MPB-ja serbe arsyetohet me faktin që pika kufitare është në afërsi të vendbanimeve, gjë që thotë se është absurde.

“Nuk është faji nga ana e Maqedonisë së Veriut, por edh e përgjigjen e fundit që e kemi marrë nga MPB e cila…është dhënë një përgjigje jashtëzakonisht banale, ku thuhet se nuk mundet të hapet ky vendkalim kufitar sepse po kalon nëpër Miratoc, nëpër vendbanim, gjë që është e palogjikshme sepse edhe kufiri te Dheu i Bardhë kalon nëpër Konqul e nëpër Lluçan”, tha Ardita Sinani.

Kujtojmë se hapja e kësaj pike kufitare ishte premtuar para më shumë se 20 vjet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër