Toshkovski tregon sa gjoba janë shqiptuar në ditën e parë të “Safe City”

Nga admin
769 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 1 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka njoftuar se në ditën e parë të zbatimit të sistemit Safe City, deri në ora 20:00, kamerat kanë regjistruar rreth 500 shkelje në komunikacion.

Toshkovski ka falënderuar qytetarët, duke theksuar se është rritur dukshëm niveli i ndërgjegjësimit, pasi ka rënie drastike në krahasim me periudhën testuese.

“Ju jeni ata që mundësuat në mënyrë drastike të ulet numri për periudhë prej rreth 2 muaj, nga 120 mijë, në 500”, tha mes tjerash Toshkovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër