MH: Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, rezultati ishte tragjik për fëmijën dyvjeçar

Nga B.M
632 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 janar – Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, rezultati ishte tragjik, theksuan sot pasdite nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me rastin e fëmijës dyvjeçar të lënduar natën e Vitit të Ri.

“Fëmija dyvjeçar është pranuar në Qendrën Urgjente, e për shkak të seriozitetit të gjendjes, është pranuar në Klinikën e Neurokirurgjisë, në njësinë e kujdesit intensiv, është intubuar, është vendosur në ventilim mekanik, i është përshkruar terapi me antibiotikë dhe antiedemë, monitorim 24-orësh”, theksohet në kumtesën e sotme.

Siç shtohet, intensiteti i shkatërrimit të indeve të trurit nuk lejonin mjekim kirurgjik.

“Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, rezultati ishte tragjik, si pasojë e lëndimeve shumë të rënda në tru të shkaktuara nga një trup i huaj metalik. Shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta familjes dhe të dashurve në këto momente jashtëzakonisht të vështira”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje, u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që festat e Vitit të Ri të festohen në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, pa përdorimin e mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve, e veçanërisht pa përdorimin e armëve të zjarrit.

-Pasojat e një sjelljeje të tillë të papërgjegjshme janë serioze dhe, për fat të keq, mund të jenë edhe fatale, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër