HM Transport vazhdon të punojë pa pengesa, problemet u tejkaluan, paga u pagua

Nga admin
667 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 2 janar – Komunikacioni hekurudhor në shtet nga sot pasdite u normalizua tërësisht pasi pas bojkotit të pjesërishëm, të cilin e filluan dje një pjesë e personalit makinist dhe ekzekutiv, u rrumbullaksua pagesa e pagës së nëntorit dhe po punohet në realizimin e kërkesave tjera.

“Sot realizuam takim me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Transportit, z. Stefan Vollkanovski lidhur me bojktotin e pjesërishëm të pjesës më të madhe nga personeli makinist dhe ekzekutiv në HM Transporti. Në takimin hapur biseduam për problemin dhe e njoftuam opinionin se i njëjti u tejkalua, është paguar pjesa e dytë e pagës për muajin nëntor 2025 dhe po punohet aktivisht në realizimin e kërkesave tjera të Sindikatës”, deklaroi për MIA-n, Toni Dimovski, kryetar i Organizatës sindikale të makinistëve të Maqedonisë dhe përfaqësues i personelit makinist dhe ekzekutiv në HM Transport. 

HM Transport, shtoi Dimovski, vazhdon me punë të papenguar dhe mbetet në koordinim të ngushtë me institucionet shtetërore  për tejkalimin e sfidave, me të cilat ballafaqohet ndërmarrja.

Trenat e parë që do të fillojnë pasdite pas ndërprerjes së bojkotit të pjesërishëm janë në relacionet Shkup – Gjevgjeli në orën 16:55 dhe Shkup – Kumanovë në 16:57.

Gjatë bojkotit, i cili filloi dje në ora 04 e 47 minuta, kanë qarkulluar pjesa më e madhe e trenave transportues.

Pjesa e parë e pagës për muajin nëntor u pagua më datën 18 të muajit të kaluar, ndërsa pagesa e sotme e rrumbullakson pagën e nëntorit dhe vazhdon koordinimi për realizimin e kërkesave të sindikatës për pagesën e orëve jashtë orarit, pagesën shtesë për mbi 150 orë jashtë orarit, rritjen e koeficientit për 0,80 për shkak të rritjes së harxhimeve për jetë dhe pagesën e një bonusi prej 10 për qind të pagës për thirrjet e jashtëzakonshme në punë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër