4 persona u shtruan në spital për shkak të klorit në pishinën e hotelit në Ohër

Nga B.M
490 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 janar – Një defekt teknik në sistemin e qarkullimit të ujit, shkaktoi avull të fortë dhe kollë, tek klientët në një pishinë hoteli në Ohër. Katër persona u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit pas një arome të fortë dhe depërtuese e klorit, që u ndje në një pishinë hoteli në qytet, që u shoqëruar me avull të shtuar.
Incidenti u paraqit nw Sektorin e Policisë së Ohrit, më 19 janar rreth orës 17:30. Sipas informacioneve, personat që ndodheshin aty i kaploi kola e fortë, gjë pas së cilës u kërkua ndihmë mjekësore.
Të lënduarit u mbajtën në spital për trajtim, por, siç informojnë autoritetet, ata janë jashtë rrezikut.
Pas kontrolleve të ndërmarra, u përcaktua se kishte një problem teknik në sistemin e qarkullimit të ujit të pishinës. Një kompani e autorizuar ndërhyri dhe zëvendësoi pjesën difektoze të sistemit, gjë që e vuri situatën nën kontroll.
Shërbimet kompetente njoftuan se masat për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes po vazhdojnë, pas së cilës do të paraqitet një raport përkatës. (plusinfo.mk)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër